Avokati i njohur i Kosovës, ka uruar gjithë besimtarët e fesë islame për festën e Fitër Bajramit.
Ai përmes llogarisë së tij personale në Facebook, ka dërguar gjithashtu një mesazh të vecantë për të gjithë ata që gjatë një muaji të tërë agjeruan, transmeton Indeksonline.
Ja postimi i tij i plotë:
Sot, në ditën e Fitër Bajramit, përgëzoj të gjithë ata që, në ditët e gjata e të nxehta, agjeruan një muaj të tërë, për të kalitur epshin dhe ushqyer shpirtin, duke kërkuar kënaqësinë e Zotit.
Me rastin e kësaj feste të madhe, theksojmë poashtu rëndësinë e programit social të “Sadekatul Fitrit” – “akt bamirësie” (prej nga rrjedh edhe emërtimi i festës së Fitër Bajramit) kur secili besimtar detyrohet që, para bajramit, t’a ndajë një sasi të pasurisë për të varfërit dhe personat në nevojë.
Zoti i veçon të tillët, duke i përmendur në Kuran: “Ata që i ushqejnë të varfërit [dhe] jetimët […] edhepse vet janë nevojtarë, duke ju thënë: “Ne ju ushqejmë vetëm për hir të Zotit. Për këtë nuk duam shpërblim e as falëndërim!” Kur’an, 73:8-9
Të gjithëve që e festojnë, Urime Bajramin!