Avokati Ramiz Krasniqi, sot do të njoftojë lidhur me procesin gjyqësor të klientit të tij, anëtar i LVV, Sadri Ramabaja i cili dyshohet për vrasje të përfaqësues të lartë të Kosovës.
Ai këtë konferencë për media do ta mbajë në zyrën e tij, prapa Muzeut në Prishtinë.
Gjykata e Apelit e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e Krasniqit për të pandehurin, Sadri Ramabja, kundër caktimit të masës se paraburgimit prej 1 muaji nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me 09.10.2017.
Sadri Ramabaja po dyshohet nga ana e Prokurorisë Speciale për veprën penale “Vrasje e përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”, nga neni 126 lidhur me nenin 34 të Kodit Penal të RKS-së dhe “Përgatitje e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së RKS-së” nga neni 144 i të njëjtit ligj.