Avokati Krasniqi: Sadri Ramabaja po mbahet në paraburgim pa fakte

Prishtinë | 11 Jan 2018 | 12:29 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-kandidati për deputet i kësaj partie, Sadri Ramabaja që nga tetori i vitit të kaluar po mbahet në paraburgim i dyshuar për vrasje të përfaqësues të lartë të Kosovës.

Avokati mbrojtës, i Ramabajës, Ramiz Krasniqi, në një konferencë për media tha se klienti i tij po mbahet pa fakte në paraburgim.

Sipas tij, Prokuroria Speciale nuk ka vërtetuar asgjë lidhur nga akuzat ndaj anëtarit të VV-së, raporton Ekonomia Online.

“Të vetmin argumente që prokurori i ka paraqit janë se tri ditë para këtij sulmi është parë me Murat Jasharin. Gjithashtu prokurorit i interesonte më se Sadri Ramabaja ka bërë redaktuarën e librit “Lufta e pambaruar” të Murat Jasharit  dhe pse e ka shkruar parathënien e këtij libri duke u interesuar çka ka dashur të thotë me këtë apo atë fjali, duke harruar që autori i librit nuk është Ramabaja”, tha ai.

Krasniqi shtoi se klienti i tij është pyetur edhe për organizatën “Syri i Popullit”, raporton EO.

“Është pyetur edhe çka mendon për organizatën “Syri i Popullit”, ku është përgjigjur se është organizatë fantazmë që nuk dihet qartë se kush e përdorë e as kush qëndron pas saj”, tha ai.

I pyetur se kur do të jetë seanca e radhës ai tha se pret që klientit ti ndërkrehet masa e paraburgimit.

“Nuk e di a do të ketë seance sepse pres që prokurori t’i ndërpres këto hetime sepse nuk ka prova të cilat vërtetojnë fajësinë e tij”, tha ai

Gjykata e Apelit e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e Krasniqit për të pandehurin, Sadri Ramabja, kundër caktimit të masës se paraburgimit prej 1 muaji nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me 09.10.2017.

“Sadri Ramabaja po dyshohet nga ana e Prokurorisë Speciale për veprën penale “Vrasje e përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”, nga neni 126 lidhur me nenin 34 të Kodit Penal të RKS-së dhe “ Përgatitje e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së RKS-së” nga neni 144 i të njëjtit ligj.

Të ngjashme