Avokati Skender Musa po e cilëson rëndim të situatës së ish-krerëve të UÇK-së të cilët gjenden në Hagë plotësim aktakuzën e njoftuar së fundi.
Ai shton tutje se kjo është një tendencë e hapur e prokurorit special që me çdo kusht ta zvarris procesin gjyqësor, meqë thekson se kjo qartë shihet si dështim i prokurorit të specializuar në aktakuzën bazë.
”Jo vetëm që po vërej stërzgjatje të procesit gjyqësor, por po vërehet një tendencë e hapur e prokurorit special që me çdo kusht ta zvarris procesin gjyqësor dhe t’i mbajë sa më gjatë në paraburgim ish-krerët e UÇK-së.
Pa asnjë dyshim, kjo përpjekje me këto elemente aq banale të kësaj plotësim aktakuze shihet qartë se ai ka dështuar në aktakuzën bazë. Dhe kjo nuk ka gjuhë juridike për ta sqaruar vetëm tendecë për ta zvarritur procesin gjyqësor për t’ua pamundësuar lirimin nga masa e paraburgimit”.