Avokati i Popullit i pakënaqur me zbatimin e Kushtetutës

Prishtinë | 15 Qer 2017 | 18:06 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, në nëntëvjetorin e hyrjes në fuqi të Kushtetutës, ka thënë se akti më i lartë juridik i vendit nuk ka gjetur zbatimin e duhur.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Jashari ka thënë se sa i përket të drejtave të njeriut Kushtetuta përmban dispozita me standardet ndërkombëtare, por që ka munguar zbatimi i tyre në praktikë.

“Në kudër të drejtave të njeriut të dispozitave që përmban Kushtetuta me standardet ndërkombëtare nuk mund të jemi të kënaqur me nivelin e zbatimit dhe kjo është konfirmuar në disa prej raporteve që kemi nxjerr në vazhdimësi sa i përket edhe rasteve individuale mirëpo edhe në rastet sistematike të drejtave të njeriut që ka të bëjë përkatësisht me standardet ndërkombëtare. Siç dihet neni 20 dhe neni 22 i Kushtetutës përcaktojnë disa prej konventave më të rëndësishme në aspektin ndërkombëtar që zbatohen drejtpërsëdrejti në Kosovë dhe mendoj se ajo që është më e rëndësishmja është Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut që ka një standard shumë të fuqishëm për të drejtat e njeriut, pastaj është dispozita e nenit 53 të Kushtetutës që gjithashtu i jep përparësi zbatimit të praktikës gjyqësore të gjykatës evropiane të Strasburgut në rastet ku vendoset për të drejtat e njeriut në Kosovë”, ka sqaruar Jashari.

Shqetësues për Avokatin e Popullit mbetet edhe se gjykatat e rregullta pothuajse në as një asnjë nuk janë mbështetur në praktikën gjyqësore të Gjykatës së Strasburgut.

“Në gjykatat e rregullta pothuajse nuk ka asnjë rast i cili bënë referencë ose ka mbështetje në praktikën gjyqësore të Gjykatës së Strasburgut e që nuk është e mirë sepse po bëhen 9 vite prej kohës kur ka hy në fuqi Kushtetuta e Kosovës dhe kur obligon secilin qytetarë. Ky ka qenë njëri nga shqetësimet tona që e kemi që e ngritur vazhdimisht. Pra qe 9 vite praktika gjyqësore nuk zbatohet në Kosovë edhe pse obligoj jo vetëm sistemin gjyqësor, por edhe atë administrativ sa herë që vendoset për të drejtat e njeriut”, tha Jashari.

Problem të mos zbatimit të duhur të Kushtueses, Jashari ka nënvizuar edhe mos përgatitjen e kuadrove që dalin nga fakultetet Juridike për tu përshtatur me praktikat gjyqësore evropiane.

“Në anën tjetër ka pasur fare pas lëvizje në kuptimin e përgatitjes së kapaciteteve ose kuadrove gjyqësor në rend të par, pastaj në kurikulumet e fakulteteve juridike në vend nuk ka asnjë ndryshim prej kohës kur është miratuar Kushtetuta për të përshtatur edhe kuadrin që del nga këto fakultete që të jenë të familjarizuara me konceptet e sidomos me praktikën gjyqësore të gjykatës evropiane që do të ishin garanti më i mirë për zbatimin e këtyre dispozitave, prandaj këtu e shoh një rënë prej të metave më të mëdha të Kushtetutës e cila ende nuk ka gjetur zbatim të përshtatshëm”, ka vlerësuar Jashari, raporton EkonomiaOnline.

Shkelje sipas, Avokatit të Popullit, është edhe mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore. Si pasoj e kësaj shumë qytetarëve u mohohet e drejta edhe pse ekziston një vendim i prerë gjyqësor.

Jashari vlerëson se shteti duhet ti kompensoj qytetarët për shkeljen e kësaj të drejte ndonëse në Kosovë nuk ekziston një Ligj i tillë që do të mundësonte kompensimin siç ndodh në vendet e tjera.

Të ngjashme