Avokati Vlajiq thotë se i dyshuari për sulmin në Ibër -Lepenc “nuk ka pasur të bëjë me këtë rast”

Prishtinë | 03 Dhj 2024 | 12:41 | Nga Diellza Gashi

Para Gjykatës Themelore të Prishtinës ka dal sot i dyshuari për sulmin e ditës së premte në kanalin Ibër-Lepencit, i cili ishte në masën e ndalimit policor prej 48 orëve, raporton Ekonomia Online.

Pas seancës, Nebojsa Vlajiq avokati i të dyshuarit Jovan Viçentieviq tha se i ka paraqitur prokurorit faktet që sipas tij tregojnë se klienti i tij nuk ka pasur të bëjë me këtë rast si dhe me armatimin që dyshohet që janë vendos për sulmin.

“Kemi deklaruar se nuk ka qenë aty kur ka ndodhur rasti, ka qenë diku tjetër. Kemi kërkuar të lirohet dhe presim vendimin prej tyre, kemi kundërshtuar me faktet e prokurorisë, po ne i kemi kundërshtuar sepse nuk përputhem me fakte”, ka thënë Vlajiq.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit Jovan Viçentieviq i ishte caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.

Ndërsa në shtëpinë e të dyshuarit gjatë kontrollit i është gjetur granata dore, armë e municione.

 Ndërsa të shtunën, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla ka njoftuar se janë arrestuar tetë persona për sulmin.

Të ngjashme