Avokatja kosovare: Serbia ka kontribuar me prova në Gjykatën Speciale

Prishtinë | 03 Pri 2023 | 13:41 | Nga Ekonomia Online

Në Hagë ka nisur procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Lidhur me këtë ka folur edhe avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi.

Gashi-Bytyqi, tha se Serbia ka kontribuar me prova në Gjykatën Speciale.

Sipas saj me këtë rast po synohet që të barazohet lufta jonë me atë të Serbisë vrastare.

“Kjo është e pakontestueshme që Serbia ka çuar materiale atje dhe po konsiderojmë që ka çuar materiale atje. Për tendecat e tyre që të barazohet lufta çlirimtare me atë të tyre vrastare”, tha Gashi-Bytyqi.

Të ngjashme