Avonet i shtron pyetje ish-kryetarit të Gjykatës Supreme rreth deklaratave për vrasjen e Agonis Tetajt

Prishtinë | 14 Pri 2021 | 20:30 | Nga Ekonomia Online

Rrjeti i OJQ-ve “Avonet” ka reaguar me një deklaratë për media në lidhje me deklarimet e ish-kryetarit të Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, rreth rastit të vrasjes së Agonis Tetajt, të cilën e cilësoi si vrasje nga pakujdesia. Avonet ka kërkuar sqarim nga Hasani se kush e ka cilësuar në këtë mënyrë këtë vrasje.

Tutje në deklaratën e tyre, Avonet ka shtruar një sërë pyetjesh në lidhje më këtë koment të Hasanit.

AVONET kërkon që sa më parë, ju z.Hasani të sqaroheni me publikun lidhur me deklaratat dhe konstatimet tuaj për rastin e Agonis Tetajt”, thuhet në reagimin e Avonet, shkruan Reporteri.net.

Deklaratë për Media e Avonet:

AVONET: Pyetje publike për ish kryetarin e Gjykatës së Supremes, z. Fejzullah Hasanin për rastin e vrasjes së Agonis Tetajt

Prishtinë, 14 prill 2021: Rrjeti i OJQ-ve AVONET shpreh shqetësimin se si një ish kryetar i Gjykatës së Supremes, në këtë rast Fejzullah Hasani, i cili lidhur me rastin e vrasjes së Agonis Tetajt në Deçan, në vitin 2018, deklaron se: “Nëse e shikoni me vëmendje, ju e shikoni se ai (Shaban Gogaj) nuk ka pas target fare, domethënë shtënia e tij nuk ka qenë target, target dukeshin se ishin të tre, që ka mund secilin nga këta tre të goditet, se ky ka gjuajtë në drejtimin e tyre, ngase këto armë me gas nuk prodhojnë pasoja”, ka thënë Hasani në një intervistë në DTV.

Andaj AVONET kërkon përgjigje publike nga z. Hasani se ku është bazuar kur e ka bërë këtë konstatim apo deklarimi publik.

Pyetjet publike për z. Hasani janë këto:

  1. A keni parë dhe a i keni shqyrtuar shkresat e lëndës, për të cilën ju jeni deklaruar?
  2. Kur keni deklaruar kështu, a jeni bazuar vetëm në raportimet mediale dhe videot e publikuara të vrasjes apo dini më shumë se kaq?
  3. Këtë deklaratë që keni dhënë, cila është arsyja Juaj?
  4. A jeni në njohuri se me Ligjin e Prokurorisë së Shtetit, Kryetprokurori i Shtetit ka të drejt t’ia heqë/merr lëndën e cilitdo prokuror që ka dyshime – mos profesionalizëm apo presion publik?
  5. A konsiderohet që Ju z. Hasani keni ndërhyrë në procësin gjyqësore në rastin e Agonis Tetajt, pasi që procesi gjyqësore nuk ka përfunduar ende?

AVONET kërkon që sa më parë, ju z.Hasani të sqaroheni me publikun lidhur me deklaratat dhe konstatimet tuaj për rastin e Agonis Tetajt!

Të ngjashme