Avonet: Mospjesëmarrja në seancën për “Bashkimin e Qytetit”, papërgjegjësi

Ferizaj | 13 Nën 2018 | 13:41 | Nga Ekonomia Online

Rrjeti i OJQ-ve AVONET shpreh shqetësimin për mos pjesëmarrjen në seancën e jashtëzakonshme për projektin “Bashkimi i Qytetit”, kjo tregon se anëtaret e Kuvendit të Komunës së Ferizajt nuk janë të përgjegjshëm dhe llogaridhënës para qytetarëve si përfaqësues të qytetarëve.

Çdo projekt duhet të jetë i diskutueshëm para organeve vendimmarrëse dhe të jetë llogaridhënës para këtij organit. Mos pjesëmarrja e anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Ferizajt nga radha e PDK-së, AAK-së, AKR-së dhe Nisma Socialdemokrate, tregon se këto grupe politike nuk bartin përgjegjësi, llogaridhënie dhe përgjegjshmërinë e tyre pran qytetarëve.

Kërkojmë nga shefat e grupeve parlamentare që këtë pikë të rendit ta rikthejnë dhe të diskutojnë për ecurinë e një projektit të rëndësishëm për qytetin e Ferizajt.

Mos pjesëmarrja në seanca dhe bojkotimi e tyre janë bërë shprehi tek anëtarët e kuvendeve komunale dhe kjo dukuri duhet që sa më parë të largohet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme