AVONET ndanë mirënjohje për rektorin e Universitetit të Ferizajt

Prishtinë | 30 Nën 2016 | 15:46 | Nga

Rrjeti i OJQ-ve AVONET, sot ndau mirënjohje rektorit të Universitetit të Ferizajt prof. dr. Agron Bajraktari, i cili u përkushtua në themelimin e Universitetit të Ferizajt.

Rektori Bajraktari kishte ndjenjë të altruistit ku asnjëherë nuk kursej nga vetja për të dhënë gjithçka për Universitetin e Ferizaj,madje e themeloj atë.

AVONET, ka vlerësuar lartë angazhimin e tij në Universitetin e Ferizajt duke mos lejuar ndikimin politik. Bajraktari ka krijuar ambient pune dhe ka harmonizuar stafin.

Rektori Bajraktari, gjatë vitit 2016 kishte vendosur objektiv që studentët e Universitetit të Ferizajt të ndjekin praktikë pune në ndërmarrjet, për ta praktikuar teorinë në praktikë, z. Bajraktari nënshkruajti dhjetëra marrëveshje me pronarët e ndërmarrjeve private.

Po ashtu rektori Bajraktari gjatë vitit 2016 me studentët e Universitetit të Ferizajt bëri vizita në Universitete të ndryshme evropiane, si në Turqi, Shqipëri dhe Maqedoni.

Teksti i mirënjohjes është: Prof. Dr. Agron Bajraktari

Për kontributin e tij të veçantë në ngritjen e kapaciteteve akademike dhe infrastrukturore, si dhe avancimin shkencor në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar gjatë periudhës së udhëheqjes së Fakultetit, tash Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, po ashtu edhe kontributin në themelimin e këtij Universiteti.

Këtë mirënjohje ndau drejtori ekzekutiv Kenan Gashi dhe Arlind Avdyli, koordinator i Rrjetit te OJQ-ve AVONET.

Displaying AVONET (8).jpg

Displaying AVONET (1).png

 

Të ngjashme