Avramopoulos: Ratifikimi i demarkacionit, hap vendimtar drejt heqjes së vizave

Prishtinë | 21 Mar 2018 | 19:32 | Nga

Komisionari i Bashkimit Evropian për çështje të brendshme, Dimitris Avramopoulos, ka përshëndetur ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

Ai ka thënë se ky është hap i madh në rrugën drejt liberalizimit të vizave.

“E mirëpres ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi, në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar ai në Twitter.

“Hap vendimtar për Kosovën drejt liberalizimit të vizave”, ka thënë Avramopoulos.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme