Ayers refuzon ofertën e Trumpit për t’u bërë shef i stafit në Shtëpinë e Bardhë

Prishtinë | 10 Dhj 2018 | 15:41 | Nga Ekonomia Online

Nick Ayers i cili është i preferuari i Donald Trumpit, për të zënë pozitën e shefit të stafit në Shtëpinë e Bardhë, ka hequr dorë nga ky propozim, ndërsa Presidenti amerikan tani është duke i konsideruar dy kandidatë të tjerë.

Disa njohës të politikbërjes amerikane e kanë cilësuar këtë akt si një shenjë që tregon lëkundjen e administratës Trump, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin, dhe Përfaqësuesi Republikan, Mark Meadows, tani janë midis kandidatëve të mundshëm për ta zëvendësuar shefin aktual të stafit, John Kelly.

Nick Ayers i cili njihet si shef i suksesshëm i stafit të Zëvendëspresidentit Mike Pence, ka qenë në diskutime për ta pranuar pozitën që i kishte propozuar vetë Presidenti, Donald Trump, mirëpo ai nuk është pajtuar me kushtet e vendosura nga ky i fundit.

Ayers ka bërë të ditur në Twitter se së shpejti do të largohet nga Shtëpia e Bardhë për t’u kthyer në shtëpinë e tij në Georgia të Shteteve të Bashkuara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme