Kryetari i Sindikatës të Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka dorëzuar kërkesat e kësaj sindikate, nënkryetares së Kuvendit, Saranda Bogujevcit, raporton Ekonomia Online.
Pas takimit, Azemi në një konferencë për medie tha se kanë biseduar që të krijohet një fond social për punëtorët e larguar nga puna dhe për ata që humbin jetën në vendin e tyre të punës.
“Punëtorët janë të lodhur me pagat, ne nuk e dimë saktë se kur do të bëhet rritja e pagës minimale, kur do të formohet gjykata e punës, apo kontrata kolektive. Kemi biseduar për një fond social që do të jetë për punëtorët e larguar nga puna pa dëshirën. Një fond për punëtorët e lënduar. E thamë me plotë përgjegjësi jemi të gatshëm për bashkëpunim dhe po ashtu për intervenim. Çfarë kemi biseduar po ashtu që të gjithë institucionet shtetëroret që janë privatizuar do të fillojnë kthimi në pozitën e tyre”.
Këto janë shtatë kërkesat e dorëzuara:
1. Paga minimale 350 euro, dhe caktim të datës kur do të nënshkruhet.
2. Nënshkrim i Marrëveshjes Kolektive, dhe caktim të datës se kur do te nënshkruhet.
3. Fond social për punëtorët që vdesin ne vendin e tyre te punës dhe për te lënduarit.
4. Fond për ata që humbin vendet e tyre te punës.
5. Intervenim në inspektorat të punës.
6. Caktim i datës se kur do të themelohet Gjykata e Punës.
7. Kthimi i punëtorëve të privatizuar në institucionet publike ashtu siç kanë qenë.