Zyrtarja për Media dhe Komunikim me Publikun në LDK, Gentiana Azemi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka urtësinë, matësinë, guximin e profesionalizmin i ka virtyte njerëzore që sot në pak njerëz mund t’i gjesh.
Postimi i plotë:
Kohëve të fundit, debatet televizive janë gjithçka që na shoqërojnë dhe ato në të cilat gënjehet, shpifet dhe thuhen të pa vërteta të cilat janë tejet shqetësuese.
Në njërën prej deklaratave e dëgjova që dikush kinse e paska njohur mirë kryetarin Mustafa, ai nuk dika të krijoj lidhje me shtete; Është shumë e pa vërtetë.
Po ndaj me ju një histori:
Gjatë njërit prej takimeve, po tregojnë të tjerët:
Gjatë kohës sa LDK-ja po i përfundonte të gjitha procedurat për anëtarësim në Partitë Popullore Evropiane, e thërrasin kryetarin Mustafa për arsyetimin kërkesës për anëtarësim dhe gjatë bisedës shtrojnë pyetje se çfarë mendon për njërin prej politikanëve në Kosovë?
Kryetari Mustafa përgjigjet: Atë e kam rival politik por jemi marrë vesh të bëjmë reforma përmes të cilave do të tejkalojmë dobësitë në sistemin zgjedhor, duke komunikuar njeri me tjetrin.
Pas takimit ishte komentuar se sot e takuam një përfaqësues politik të një vendi të Ballkanit i cili për dallim prej të tjerëve, në zyrat tona nuk foli keq, nuk i “shau” rivalët e vet politik. Pasoj ftesa për Kongresin e EPP dhe dy vite më vonë edhe anëtarësimi në EPP.
Nën Kryesimin e z. Mustafa LDK ka bashkëpunuar dhe bashkëpunon ngusht me CDU-në gjermane, me OVP-në austriake, dhe partitë tjera simotra në EPP.
Si Kryeministër është pritur dhe ka takuar liderët më të lartë botëror.
Po ashtu, më lejoni të ju them nga përvoja ime,
Ata të cilët kanë punuar me kryetarin Mustafa më herët dhe e njohin për së afërti, e dinë më së miri profesionalizmin e tij.
Në cilësinë e Zyrtares për Media dhe Komunikim me Publikun në LDK, kam takuar dhe jam njoftuar me shumë miq së pari të Kosovës e pastaj të kryetarit Mustafa. Isha mësuar t’i organizoj takimet e shumta me ambasador në Kosovë dhe lider tjerë në Evropë dhe më gjerë dhe të gjithë përveç komenteve më të mira, ishin mësuar dhe e vlerësonin shumë sjelljen e z. Mustafa. Kthehuni prapa në histori, shihni me foto se kush janë njerëzit që Kosovës i krijuan lidhje dhe miqësi. Kthehuni në proceset të cilat kaloi Kosova, cilat ishin dyert ku u drejtuan miqtë e përhershëm të Kosovës.
Çdo deklaratë me tendencë kundër tij, është deklaratë kundër LDK-së, kundër çdo anëtari të partisë edhe kundër çdonjërit prej nesh, prandaj para se të flasin fillimisht ta pyesin veten nëse është e vërtetë ajo çka thonë, sepse jam e sigurtë që as ata vet nuk e besojnë.
Sulmi ndaj tij dhe familjes që e kryen Lëvizja Vetëvendosje!, do të mund të ishte sulm ndaj çdonjerit prej nesh, prandaj përderisa garojnë dhe bërtasin nëpër partinë që u krijua në rrugë dhe e tillë do të mbetet, mos të flasin fare as për LDK-në, as për Rugovizmin dhe aq më pak për dikë që nuk e njohin fare.
Edhe politika e ka një pikë morali, prandaj ne dallojmë nga të tjerët. Rrugën për ta udhëhequr shtetin nuk e ecim as duke shpifur, as duke bërtitur e aq më pak duke sulmuar e frikësuar asnjë individ e asnjë familje.
Krejt në fund, uroj që të punoj afër tij edhe shumë vite sepse urtësinë, matësinë, guximin e profesionalizmin i ka virtyte njerëzore që sot në pak njerëz mund t’i gjesh!