Kandidati i LDK-së për deputet, Visar Azemi tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti kërkoi dëshpërimisht ndihmë nga mërgata pas 5 vjetësh qeverisjeje.
“Kthehuni në Kosovë sepse kemi ekonomi, arsim, shëndetësi të zhvilluar. Këtë thirrje do të duhej t’ua bënte mërgimtarëve një lider dhe një kryeministër nëse për më shumë se një mandat ka bërë punë të mira”, shkroi ai në një postim në Facebook.
E kundërta po ndodh, sipas Azemit, në tubimet e Kurtit me mërgimtarë.
“E jo të shkoi në mërgatë e të thotë na votoni nga larg, na ndihmoni. Kjo është vetëm një thirrje e dëshpëruar e një kryeministri që e mbanë pozitën e tij me zor”.