Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka deklaruar se rritja e pagës minimale prej 350 eurove nuk është meritë e Qeverisë Kurti, por pasojë e mungesës së fuqisë punëtore.
Sipas Azemit, përveç kompanive publiko-private të cilat kryejnë shërbime për institucionet shtetërore askund tjetër nuk ka pagë 350 euro.
“Të gjithë pagat që po rriten në Kosovë nuk po i rritë Qeveria e Kosovës, por po i rritë mungesa e fuqisë punëtore dhe Kurti e ka bërë hajt për të bërë diçka. Përndryshe me përjashtim të kompanive publike-private që kryejnë shërbime për institucione shtetërore nuk ka pagë 350 euro. Pagën e rriti liberalizimi i vizave për të cilën ne realisht nuk kemi të dhëna të sakta se sa kanë dalë”, ka thënë Azemi në emisionin “Këndi i Debatir” në Teve1.