Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online tha se trendi i largimit të fuqisë punëtore nga Kosova po vazhdon, madje në 2022 është thelluar.
Sipas statistikave që posedojnë si sindikatë, vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti (janar-qershor 2022) Kosovën e kanë lëshuar më shumë se 61 mijë punëtorë.
Për krahasim, në vitin 20221, vendin e kishin lëshuar 43 mijë e 670 punëtorë.
Jusufi tha se Kosova po mbetet pa punëtorë dhe se shumë kompani janë drejt mbylljes e shumë të tjera po punojnë me 50% të kapaciteteve.
Azemi thotë se mungojnë punëtorët e kualifikuar dhe se e vetmja rrugë e tyre po shihet largimi nga Kosova.
“Sipas të dhënave statistikore në vitin 2021 vendin e kanë lëshuar mbi 43 mijë e 670 punëtorë. Vetëm në periudhën janar-qershor të vitit 2022 mbi 61 mijë punëtorë që e kanë lëshuar vendin e tyre të punës”.
“Ne veç kemi mbetur pa punëtorë. Tashmë shumë kompani punojnë me 50% të kapaciteteve që i kanë, e të tjera janë drejt mbylljes në mungesë të punëtorëve”.
“Punëtorë me kualifikime ata po mungojnë. Më e keqja është se orientimi i të kualifikuarve dhe i të pakualifikuarve është ikja nga Kosova”, tha Azemi.