Vendimi i Qeverisë për rritjen e pagës minimale në 350 euro, po konsiderohet si vendim parazgjedhor nga kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi.
Azemi ka thënë për Ekonomia Online, se si sindikatë janë të pakënaqur me këtë vendim dhe se kërkesat e tyre janë që paga minimale duhet që të jetë 500 euro, teksa ka kritikuar ekzekutivin për marrjen e vendimit pa u konsultuar me sektorin privat.
“Në e çmojmë çdo lëvizje që behtë qoftë edhe me 10 cent e kemi thënë edhe me herët. Por në moment kur një partner merr vendim pa u konsultuar me partnerin që është i obliguar për ta bërë këtë, ne edhe këtë do të ja kishim falur sikurse paga minimale të jetë sipas kërkesës sonë që kohën fundit e kemi kërkuar që ajo duhet që të jetë 500 euro. Nën pagën 500 euro, normal që ne nuk do të pranojmë dhe nuk do të jemi të kënaqur, jo pse ne nuk po pranojmë por kushtet dhe rrethanat nuk po lejojnë që të behët një jetë ekzistenciale me nën këtë pagë. Duke marr edhe pagat minimale që i kemi në rajon, mendojmë që kemi pagë në rajon që janë mbi 600 euro, kemi pagë në rajon që është edhe 400 euro dhe ne kemi thënë që paga optimale duhet që të jetë paga prej 500 euro. Këtë vendim që e ka marr mendojmë që më tepër është vendim parazgjedhor sepse këtë ka mundur që ta merr qysh në fillim të mandatit. Është pagë bruto dhe kur ja heqim obligimet tjera prapë kjo pagë jetë diku rreth 300 euro ose nën 300”, ka thënë Azemi.
Ai ka theksuar se si shkak i pakënaqësive me paga, me tre shtator punëtoret teknik të Qendrave të Mjeksive Familjare(QMF) dhe të shkollave do të fillojnë grevën, ndërsa punëtorët teknik të Kuvendit të Kosovës grevën do ta fillojnë me 16 shtator, kjo pasi Kuvendi i Kosovës gjendet në pushim vjetor deri më atë datë.
Azemi ka thënë se kërkesat e tyre janë të arsyeshme dhe legale, duke shtuar se për këtë vendim nuk janë ftuar për konsultim nga ana e qeverisë së Kosovës dhe se vendimi ka qenë i njëanshëm.
“Veprimet tona normal, kërkesat tona kanë qenë të kamotshme që edhe nga java e ardhshme ne për shkak të kërkesave tona reale të ngritjes së pagave do të jemi një pjesë bukur e madhe në grevë, Janë kërkesa të cilat janë të arsyeshme, legale dhe legjitime për të cilat kjo qeveri as një herë gjatë gjithë mandati ti nuk është marr fare me to dhe ne po themi është një vendim i një anshëm. Një vendim i cili nuk kënaqe kërkesat e punëtoreve. Ne e kemi thirru qeverinë e Kosovës dhe partneret tonë punëdhënësit që të ulemi e të bisedojmë edhe për pagën minimale, për kushtet të punëtoreve, ata nuk kanë qenë të interesuar dhe ne si sindikatë paga prej 350 euro nuk është që i mbulon kërkesat tona minimale”, ka thënë ai.