Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, është takuar sot me udhëheqësin e Komunës së Prishtinës për të diskutuar rritjen e pagave për punëtorët teknikë të shkollave dhe Qendrave të Mjekësisë Familjare (QMF) në kryeqytet, raporton Ekonomia Online.
Takimi u zhvillua në kuadër të përpjekjeve për përmirësimin e kushteve të punës dhe trajtimit financiar të punëtorëve teknikë në institucionet publike të Prishtinës.