“Ne nuk jemi koloni e askujt” – i ka reaguar minstrja e Jashtme, Gërvalla, të dërguarit gjerman Sarrazin, në vërejtjen e tij se Kosova është duke përjashtuar veten nga Procesi i Berlinit.
Në qoftë se Kosova nuk është koloni, vetë Donika eshte azilante e Gjermanisë, i është përshpirtur për nevojat bazike të jetës së një njeriu, i është mundësuar sikur qindra mijërave shqiptarëve të ikur nga vetja e nga regjimi sllav.
E tash në absurdidetin e popujve te varfër, azilantja-ministre në vend që të tregojë respekt për përfaqësuesin gjerman dhe të mirat që ka marrë prej shtetit te saj, debaton me arrogancë, duke shpërfaqur karakerin bukëpermbysës në njërën anë, dhe qëllimin e saj me shokë e shoqe që ta izolojnë Kosovën për ta bërë të pajetueshme.
Te kompleksuar deri në palcë, këta “revolucionarë” kanë vendosur ta çojnë deri në fund projektin e armiqve shekullorë te kombit shqiptar në këto troje.
(Autori ka qenë zv.ministër i Punëve të Jashtme i Kosovës)