Deri në 300 azilkërkues të mbajtur në qendrat e ndalimit të Paqësorit mund të kenë të drejtën të aplikojnë për transferime mjekësore në Australi pasi ligjet e emigracionit janë lehtësuar.
Sipas Reuters transferimet do të jenë të parat që kur qeveria pësoi një disfatë në parlament të martën, kur opozita dhe deputetët e pavarur votuan për t’u dhënë mjekëve të drejtën për të lëvizur azilkërkuesit në Australi për trajtim mjekësor.
“Deri në 300 azilkërkues mund të dërgohen në Australi nëse ata munden të gjejnë dy mjekë të cilët do të nënshkruajnë transferimin e tyre”, tha një zyrtar i Qeverisë së Australisë.