Ish-sportisti Aziz Salihu ka kërkuar publikisht nga deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri, t’ia sigurojë banesën e premtuar.
Ai ka thënë se premtim të njëjtë i kishte dhënë edhe karateisti Enver Idrizi.
Salihu është ankuar se nuk po ka mundësi të shkojë në pushime pavarësisht se ka marrë rekomandim nga mjekët. Ka thënë se askush nuk po e ndihmon, shkruan Express.
Salihu ka thënë se shpejt do të dalë me fakte konkrete se si ka marrë premtime prej njerëzve kryesor të shtetit dhe asnjëherë nuk i kanë plotësuar.