Pas 47 ditëve qëndrim në spital, legjenda e boksit të Kosovës Aziz Salihu ka humbur dukshëm peshë.
Djali i fituesit të medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984, Mentor Salihu ka publikuar në rrjete sociale një foto ilustruese të babait të tij se si ka qenë dikur gjendja e tij dhe si është tani.
“Ka dy muaj i pa diagnostifikuar në spitalin infektiv në Prishtinë, duke ju kërkuar gjithmonë një përgjigje mjekëve dhe duke ju lutur të na tregojnë se a janë në gjendje me shëruar a jo apo ta dërgojmë diku jashtë, gjithmonë me fjalën mirë është, ne e kemi në dorë. Dhe ja si duket Aziz Salihu.
Me shpresën për një mundësi të dytë për shërim, sot transferohet në Turqi. Me ndihmën e Zotit lutemi të shërohet sa ma shpejt”, shkruan Mentori.