Aziz Salihu, ish-boksieri i mirënjohur, më në fund publikoi një fotografi shumë me këngëtaren më të bukur jugosllave, Lepa Brena.
Fituesi i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984 në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendosi më në fund të tregojl se cilin lokal ka qenë në vitin 1984 kur u takuan me Lepa Brenën.
Ai tha se shumë e njeriu ka dyshuar që kam fotografi me Lepa Brenën, disa dyshoni që kam pasur lidhje me të.
“E vërteta e fotos me Lepa Brenën është se në atë periudhë na ka lidhur vetëm një gjë: Ajo ishte këngëtare e njohur dhe unë sportist i madh me renome botërore. Gjithmonë emrat e mëdhenj janë takuar në një vend dhe vetëm sportistët e mëdhenj siç isha unë, dhe Lepa Brena këngëtare”.
“Kjo fotografi që e publikoj është e vitit 1985 në një lokal të njohur të asaj kohe, ‘Duka’ në Beograd. Aty kemi ndejtur shumë ne sportistët dhe vërtet ka qenë vend i hareshëm”, ka thënë Aziz Salihu për “Bota Sot”.
“Ky është një lloji sekreti që po ua tregoj, sepse shumë mendojnë që unë kam pasur më shumë me Brenën. Brenën e kam pasur vetëm shoqe, si VIP-a që ishim dhe asgjë më shumë. Por fotografia tregon më së miri se sa të hareshëm dhe gazmorë ishim në atë periudhë”, thotë “Zizi”.
Lepa Brena konsiderohej si ylli më i madh i asaj periudhe në shtetin që tashmë nuk ekziston. Me bukurinë e saj, nuk linte pa impresionuar asnjë mashkull, dhe këtë e pranon dhe “Zizi” që shumë herë e quan veten “mister” i asaj kohe.