Autobusi që bartte ndihmat humanitare të siguruara nga Unioni i Grave të Vraçarit nuk mund të kalonte kalimin administrativ të Jarinjes.
Kështu ka raportuar mediumi serb “B92”, ku shkruan se anëtarët e grupit u nisën këtë mëngjes për në Mitrovicën Veriore për të dorëzuar ndihmën e mbledhur për gratë dhe fëmijët.
Një përfaqësues i shoqatës i tha RTS-së se ata u ndaluan në Jarinje pas një ndalimi që sipas tyre erdhi nga Prishtina – me arsyetimin se ata po rrezikonin sigurinë.
“Ne morëm një refuzim,” tha një nga gratë.