Baba Vjosa
– Prej ditës së parë Presidente, kurrë nuk u bë rehat.
Prej se është në pushtet – e ka pushtuar frika nga humbja e pushtetit.
Nuk parashikon luftë me Rusinë, por e parashikon se Rusia do ta pushtojë Kosovën – pa luftë.
– E ka dëgjuar fjalën ‘hibride’, thotë se lufta ruse për pushtimin e Kosovës do të jetë ‘hibride’, demek jo luftë-luftë klasike, por luftë ‘e maskuar’!
– Gjithkah sheh uniforma ushtarake të Rusisë.
S’di a po i sheh këta të letërsisë, a e ka parë Gogolin, apo po sheh veç ushtarë.
– Ua ka mësuar emrat kriminelëve rusë. Ata janë në Kosovë, por askush nuk i ka parë.
– Kur e pyet gazeta ‘Ku janë ata rusë që do ta pushtojnë Kosovën’,
Presidentja thotë se ‘E di që janë diku, por askush nuk e di ku…janë duke u hetuar’.
– Është paranojake, sheh vetëm rrezik, kërcënim.
Lexon mesazhe të ‘fshehta’ dhe dyshon në motivet e secilit.
Ofendohet kollaj, e tërbon kritika, është defensive, vazhdimisht e zemëruar, hakmarrëse dhe agresive.
– Është tutëse e madhe dhe prandaj me familje me krejt u largua nga Mitrovica për një jetë më të mirë në lagjen luksoze të Prishtinës, ku nuk sheh rusë.
– Kur rusët nuk i sheh në tokë, i sheh në ëndërr, duke ia marrë presidencën.
Ku nuk sheh rusë origjjnal, si zëvendësim i sheh shqiptarët me qëllime ruse.
– Njësoj si kryeministri që nuk i beson askujt dhe frikësohet se të gjithë e rrejnë dhe se një ditë (apo thënë më saktë: pas mesnate) do të përfundojë i tradhtuar nga të gjithë
(që gjithqysh ndodh – u frikësove s’u frikësove)…
Presidentja së paku i beson Ibrahim Rugovës.
– Njerëzve që u beson kjo janë kryesisht të vdekur, ndërsa gjendja e Albin Kurtit është edhe më e rënduar, se ky nuk u beson as të vdekurve.
Për çdo rast të jesh syçelë…se dikush të mund edhe nga varri.
– Frikën e saj, paranojën e saj e projekton si plan të armikut.
Kur pyetet për fakte – nuk i ka.
Thjesht e ndjen një rrezik që nuk e lë t’ia dijë lezetin pushtetit.
– Gjithmonë me ndjenja i deshifron planet ruse.
– E ka zgjedhur Rusinë si rivale personale, sepse Rusia është më e ‘madhja’!
Vjosa Osmani ndjehet aq e madhe sa që e ka humbur rrugën.
– Anipse e di rrugën deri në Ulqin, ku do të ikte si refugjate nga Rusia, dhe (si atëherë) do të rrezitej në plazhin e vogël derisa të kryhej lufta…
– Ushtarët e FSK duhet ta stërvisin Komandanten e tyre që ta fsheh frikën- të bëj sikur nuk tutët.
Fundin e barkut nuk duhet t’ia tregosh armikun.
– Presidendja duhet të frikësohet e fundit, e jo t’i paraprijë tragjedisë, ta ndjell tragjedinë, ta parashikojë tragjedinë, ta provokojë tragjedinë – siç po bën prej ditës së parë në Presidencë.
– Kur nuk flet me të vdekurit në varreza – i deshifron planet e Rusinë.
– Kur armiku flet për luftë – njeriu i mençur hyn në luftë duke folur për paqe.
– Nuk ka pushtet që ta heq frikën.
Dhe kur je në vendin e gabuar, siç është kjo zonjë e përhënur nga frika – nuk gjen qetësi.
– Tash që hija e saj është më e vogël, frika nga hija e saj është më e madhe.
P.S. Përndryshe, Albu lena Corleone dëshmon se ‘Gratë e Kosovës janë shumë të rrezikshme’!