“Babadimër kam një dëshirë për ty, ta rregullosh situatën në pjesën veriore”, letra e vogëlushit që jeton në veri

Prishtinë | 27 Dhj 2022 | 14:44 | Nga Ekonomia Online

Një fëmijë i cili jeton në pjesën veriore ka kërkuar nga babagjyshi i Vitit të Ri që ta rregullojë situatën atje.

Kështu ka bërë të ditur zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal në veri të Mitrovicës, Skënder Sadiku i cili ka publikuar edhe letrën në profilin e tij në Facebook.

“Letër babadimrit. Babadimër kam një dëshirë për ty, të rregullosh situatën në pjesën veriore dhe të jetojë e lumtur me familjen pranë gjyshit dhe gjyshes”, shkruan në letrën e shkruar nga një fëmijë.

Të ngjashme