Policia në Lipjan ka arrestuar një person i cili ka bashkëjetuar me një vajzë nën moshën 16-vjeçare, raporton Express
Rastin në polici e ka raportuar babai i të miturës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se vajza e tij e mitur është duke bashkëjetuar me të dyshuarin mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, bëhet e ditur në njoftimin e policisë.Reklamë
Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “Bashkëjetesë jashtëmartesore me personin nën 16-vjeç”.