Babai hedh vajzën një vjeçe nga çatia në shenjë proteste (Foto)

| 13 Pri 2018 | 14:59 | Nga

Një 38-vjeçar në Afrikën e Jugut, është akuzuar për tentativë vrasjeje, pasi hodhi vajzën e tij 1 vjeçe nga çatia e një prej barakave të ndërtuara në mënyrë të paligjshme, që ishin parashikuar nga qeveria të shembeshin.

Kjo ndodhi në qytetin e Kwadwesi në Porth Elizabeth, në bregun lindor të Afrikës së Jugut. Fëmija, i cili u shpëtua fatmirësisht nga policia, është në krahët e nënës së saj nën mbikëqyrjen e shërbimeve sociale.

Autori, i nxitur nga britmat e turmës që ishte protestuar me të kundër prishjes së 90 shtëpive të paligjshme, u ngjit në krye të shtëpisë në qytetin Kwadwesi në Porth Elizabeth dhe filloi të rrotullonte në ajër vogëlushen e tij.

Polica rrethoi menjëherë shtëpinë tij, dhe njëri policëve u ngjit në përpjekje për ta bindur të lëshonte fëmijën. 38-vjeçari, e ka fluturuar fëmijën në ajër, e cila, për fat të mirë, është pritur dhe ruajtur nga dhjetëra policë që ndodheshin poshtë.

Babai agresor u arrestua me akuzën e vrasjes në tentativë, ndërsa vajza e vogël u kthye në krahët e nënës, por nën mbikëqyrjen e shërbimeve sociale.

 

Të ngjashme