Babai i argjentinases së vrarë në Fushë Kosovë, Maria Clara Urdangaray, Facundo Urdangaray, ka folur për media në Buenos Aires, rreth vajzës së tij, ku ka shpjeguar se ajo ishte nisur të shkuar në dasmën e vëllait të ish-partnerit të saj, i cili dyshohet ta ketë vrarë.
“Ajo ka qenë në një lidhje me një person nga Zvicra dhe kishte udhëtuar për në Kosovë në martesën e vëllait të këtij personi. Duket se atë natë, pas një flasosje, ai e hodhi nga ballkoni. Ajo vdiq në spital. Ishte feminicin. Partneri 31 vjeçar i saj u arrestua”, ka thënë ai, siç e citoi gazeta e njohur argjentinase “La Nacion”.
Pyetur rreth rrethanave se si është njoftuar vajza e saj me partnerin e saj, babai të ndjerës tha se “Maria Clara udhëtoi për Spanjë më 1 nëntor. Ajo jetoi dy ose tri muaj në Barcelonë dhe aty e njoftoi”.
“Mëpastaj shkuan në Zvicer. Kaluan në total 4 muaj. Javën e kaluar shkuan në Kosovë në një eventiment dhe kjo tragjedi ndodhi. Nuk e pritëm. Na dërgonte video dhe dukej e lumtur”, ka thënë babai i saj, raporton Nacionale.
Gjithashtu, babai i saj tregon edhe për kohën e fundit kur kishin biseduar me të bijën e tij. “Nëna e saj e kontaktoi të dielen e kaluar. I pata dërguar mesazh por s’më ishte përgjigjur. Mes nesh, ishte normale që ajo të mos më përgjigjej. Prandaj edhe s’ma morri vëmendjen. Dhe përfundimisht, kuptuam se çfarë kishte ndodhur të mërkurën”.
“Një shoqe e Maria Claras, dikush që ajo e takoi në Barecelonë, na thiri dhe na tregoi atë që kishte parë në lajme. Nuk dukej të ishte shumë e sigurt që ajo ishte vajza jonë. Prandaj vendosëm të hulumtojmë. Dhe arritëm në kancelari. Na konfirmuan gjithçka”, ka thënë ai.
Gjatë intervistës së tij, La Nacion, tregon se babai i saj u ka thënë se transferimi i trupit të pajetë për në Argjentinë mund të zgjasë rreth 15 ditë.
“Duhet të presim autopsinë, procedurat ligjore dhe kryerjen e një numri të caktuar ekspertizash. Dhe krejt çka duam është që kjo të kryhet dhe të na ndihmojmë të bashkohemi sërish me të”.
Siç ka raportuar edhe media zvicerane Blick, tragjedia ka ndodhur mëngjesin e të martës në qytetin e Fushë Kosovës në rrethinë të Prishtinës. Partneri e María Clara, për të cilën u zbulua deri më tash vetëm mosha – 32 vjeç – e ka hedhur të renë argjentinase nga kati i gjashtë i një hoteli.
Pas mbërritjes së policisë lokale dhe emergjencave, e reja argjentinase është transferuar në Qendrën Klinike të Universitetit të Kosovës, ku ka humbur jetën.
Pas vdekjes së saj, parnteri i dyshuar për vrasje është arrestuar nga autoritetet lokale, ka konfirmuar për mediat zvicerane Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (EDA). Gjykata e Shkallës së Parë në Prishtinë i ka caktuar të dyshuarit masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji deri në zbardhjen e faktit, tha zëdhënësja Mirlinda Gashi.
E reja ishte nga qyteti i La Plata-s dhe, siç e kishte parashikuar babai i saj, ajo kishte vendosur të udhëtonte në Evropë nëntorin e kaluar. Menjëherë pas mbërritjes së saj në Spanjë, ajo ndau në rrjetet e saj sociale kartolina të ndryshme të turneut të saj në qytetin evropian – ndër të cilat mund të shihni, për shembull, shëtitjen e saj nëpër Montjuic Park, raporton Nacionale.
Mes tyre bie në sy një postim që ka postuar në profilin e tij në Facebook dhe ku shihet së bashku me një mik në rrugët e Barcelonës.
“Thonë se arrijmë vetëm dhe largohemi vetëm. Nuk eshte e vertete. Ne largohemi të ngarkuar me kujtime, të qeshura, puthje dhe përqafime. Ne largohemi me duart plot eksperienca, plot shije dhe mendjen e mbushur me njohuri. Jo, nuk po ikim vetëm, sepse ditën që ikim, një pjesë e vogël e atyre që na deshën vdes me ne”, thuhet në një postim të saj, i cili u bë vetëm 20 ditë pas mbërritjes së tyre në kontinentin europian.