Peticionin “Duam Zgjedhje” të Vetëvendosjes qytetarët tani po e nënshkruajnë edhe në formën fizike nëpër sheshet e qyteteve të Kosovës.
Ndër qytetarët që po kërkojnë zgjedhje të reja është edhe babai i Astrit Deharit, i cili nënshkroi në tendën e sheshit të Prishtinës, njofton Klan Kosova.
Valdrin Ahmeti nga Vetëvendosje ka publikuar fotografinë e tij duke njoftuar se tenda do të jetë e hapur deri në orën 18:00.
“Axha Avni Dehari sapo nenshkroi peticionin me kërkese shpalljen e zgjedhjeve ne sheshin ‘Nena Terezë’. Jemi këtu deri ne ora 18:00. Ju mirëpresim ”.