Babai i Meghan Markle thotë se vajza e tij e tradhtonte ish-bashkëshortin

Prishtinë | 23 Jan 2020 | 17:01 | Nga Ekonomia Online

Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle, ditë më parë u largua nga Britania e Madhe, duke hequr dorë kështu përfundimisht nga jeta mbretërore bashkë me Harryn dhe djalin e saj, Archie.

Çifti, të cilët filluan jetë të re në Kanada, po vazhdojnë të jenë akoma tejet të përfolur në tabloidet e huaja dhe jo më kaq.

Dhe së fundmi është babai i Meghan Markle, Thomas Markle, ai i cili ka bërë marrëveshje për një dokumentar, ku premton skandale të shumta rreth së bijës, kjo për shkak të raportit të tensionuar që dyshja kanë aktualisht.

Dokumentari do të transmetohet në ‘Channel 5’, me titull “Thomas Markle: My Story”, dhe do të shfaqë intervista të tij, përfshirë edhe momente nga fëmijëria e Dukeshës.

Në një pjesë të dokumentit, Thomas thotë për të bijën: “Për të meshkujt janë thjeshtë shkallë drejt famës. E tradhtonte burrin e parë fshehurazi. Është e ndyrë… më vjen turp”.

Ai nuk ishte i befasuar që e bija Meghan zhgënjeu familjen mbretërore angleze, duke marrë edhe Princin Harry.

Lidhur me martesën e parë me producentin e Hollywood, Trevor Engelson, në vitin 2011, i ati i Meghan thotë se, “Ishte një ‘copë e madhe’ në ambientin ku punonte dhe ishte i pasur. Burri ideal për time bijë. E përdori dhe e flaku kur nuk i’u desh më”. 


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme