Babai i terroristit të Banjskës: Hajde merre tankun dhe po nisemi për Kosovë!

Prishtinë | 15 Tet 2024 | 10:13 | Nga Ekonomia Online

Ditë më parë ish-kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ishte rrahur dhe bërë për spital nga Goran Vuçetiq. Sulmuesi është vëllai i Vladimir Vuçetiqit pjesëmarrës në sulmin terrorist në Banjskë, ku ishte vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku.

Ndërsa Vuçetiq në rrjetin social Facebook kishte postuar fëmijën e tij së bashku me babain, ku ky i fundit i kërkonte nipit të bëhen gati për t’u nisur në Kosovë me tanke.

“Vasilije hajde merre tankun dhe po nisemi për në Kosovë, hajde” dëgjohet duke thënë babai i sulmuesit të Banjskës dhe të Rakiqit.

Vladimir Vuçetiq së bashku me të dyshuar të tjerë për sulmin terrorist ndodhen në arrati dhe besohet se janë duke u strehuar në Kopaonik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme