Dje në komunën e Suharekës është raportuar për dhunë në familje si shkak i mosmarrëveshjes së djalit me babanë e tij.
Policia me anë të raportit 24-orësh, ka njoftuar se rreth orës 15:00, është njoftuar nga viktima mashkull (kosovar) se ka pasur një mosmarrëveshje me babanë e tij.
I njëjti ka rrëfyer se babai i tij e ka kanosur me një pushkë gjuetie.
Më pas policia nga i dyshuari ka konfiskuar një pushkë gjuetie me leje të skaduar, dhe në konsultim me prokurorin sipas raportit te policisë rasti shkon ne procedurë te rregullt.