Një rast i sulmit seksual është raportuar dje rreth orës 11:45 në Policinë e Gjakovës.
Atje, një prind ka thënë se vajza e tij e mitur është sulmuar seksualisht nga një burrë.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Mësohet nga burime brenda Policisë në Gjakovë se sulmuesi po ashtu është i mitur, saktësisht 16-vjeçar.