Një burrë në Pejë është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht djalin e tij.
Policia tha se viktima mori trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit u lirua në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka ofenduar dhe sulmuar fizikisht djalin e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”.