Mëngjesin e sotëm në Ferizaj ka ndodhur një rast i rëndë, ku babai ka plagosur me armë zjarri djalin e tij.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.
“Rasti ka ndodh rreth orës 07:20. Është një plagosje në familje. Prindi e ka plagos djalin e tij me armë. Për momentin këto janë informatat. Lëndimet nuk janë të rënda. Ai është jashtë rrezikut për jetë. Në këmbë e ka një plagë”, ka thënë Gashi.
Ndërkaq momentalisht, prindi bashkë me djalin e tij po intervistohen nga policia.