Gjykata ka vendosur masën e 30 ditëve paraburgim ndaj të dyshuarit në Prizren që rrahu vajzën e tij.
Arsye e rrahjes besohet të jetë pasi që i njëjti e kishte vërejtur vajzën e tij duke pirë duhan.
Në ato momente, ai kishte rrahur me grushte vajzën e tij.
“Sepse me datë 01.09.2019, rreth orës 23:45 minuta, në Prizren saktësisht në shtëpinë e tij familjare, me qëllim që t’ i shkaktoj lëndime trupore personit tjetër dhe atë të dëmtuarës – vajzës së tij me iniciale K.K., në atë mënyrë që pasi i pandehuri e kishte vërejtur të dëmtuarën duke konsumuar cigare, fjaloset me të dhe në ato momente e godet në mënyrë të befasishme me grushte në regjionin e fytyrës dhe duke kaluar më tutje në sjellje flagrante, duke e detyruar që të qëndroj e ulur derisa i njëjti e sulmonte në vazhdimësi, pasi kërkohet ndihmë nga policia, i pandehuri i acaruar me këtë veprim kërkon të dijë se kush e kishte njoftuar policinë, duke i’ u drejtuar me fjalë fyese, me ç’ rast tek e dëmtuara shkakton keqtrajtim psikologjik dhe fizik, të cilat rezultojnë me lëndime të lehta trupore, përkatësisht gjakderdhje në regjionin e hundës dhe lëndime në pjesë të ndryshme të trupit, e me këtë janë plotësuar kushtet ligjore nga neni 187 par.1 nën par.1.1 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës (KPPRK-së) për caktimin e masës së paraburgimit, kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale”, deklarojnë nga Gjykata.