Babai shkruan CV-në për vajzën adoleshente, e vlerëson ashpër

Prishtinë | 21 Gus 2018 | 17:06 | Nga

Shumica e të rinjve stresohen shumë kur kanë për t’u përgatitur për provimet, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa prindërit i mbështesin përpjekjete fëmijëve të tyre rreth arritjes së sukseseve. Por një prind ka një qasje tjetër në krahasim me ta.

Lauren Moore, 16 vjeç, nga Redcar, zbuloi se babai i saj e kishte ndihmuar ‘duke e shkruar një CV – por ndoshta nuk është e përshtatshme për t’u dërguar punëdhënësve potencialë.

Ai liston kualifikimet e pritshme, përvojën e punës, punën vullnetare dhe hobit.

Këto vlerësime janë shumë brutale. Në këto ai liston nën aftësitë dhe kualifikimet personale, duke treguar dembelizmin e vajzës , vonesën, injorancën dhe anën e vrazhdë të saj. Nga ana e babait paraqitet edhe vajzë që ngurron shumë . E bukur!- thotë Moore.

Në vlerësimin e prindit Lauren Moore, paraqitet si “ tipike 16 vjeçare” , duke shpjeguar se asaj nuk i bën përshtypje asgjë.

Ai gjithashtu përshkruan disa nga përgjegjësitë që ajo kishte gjatë përvojës në punë si një asistente e zyrës, duke thënë se ajo “shfleton Facebook” dhe “u jep të gjithë klientëve informata mashtruese”.

Një tjetër pjesë e mirë  për çdo CV është puna vullnetare, kështu që baba i Laurenit shkruan për punën që ajo ka bërë në kopshtari.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme