Babai shqiptar vret në Australi vajzën dhe dhëndrin

Prishtinë | 02 Jan 2020 | 10:21 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Melbourne, Australi. Një shqiptar ka vrarë me armë zjarri vajzën e tij dhe dhëndrin, paraditen e 31 dhjetorit.

Mediat britanike raportojnë se çifti është qëlluar në shtëpinë e tyre në Yarraville, Melbourne rreth orës 10.30 të së martës.

Për pasojë, ka humbur jetën vajza Lindita Musai, 25 vjeçe dhe bashkëshorti i saj Veton Musai, 29 vjeç.

Ndërsa, babai i vajzës, 55-vjeçaru Osman Shaptafaj ka tentuar të vrasë edhe veten pas ngjarjes së rëndë. Ai ndodhet në spital, në gjendje kritike për jetën.

Të ngjashme