Mbrëmë në fshatin Prapaqan të Komunës së Deçanit, babai ka therur me thikë vajzën e tij.
Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Sipas tij, deri te rasti ka ardhur pas një mosmarrëveshje.
“Mbrëmë rreth orës 21:15 min policia është njoftuar për një incident në fshatin Prapaqan. Me të arritur në vendin e ngjarjes, policia ka taku viktimën të cilën menjëherë e ka dërguar në QKMF për trajtim mjekësor. Viktima ishte sulmuar pas një mosmarrëveshje nga babai me një mjet të mprehtë-thikë. Mjeti që dyshohet që është përdorë është sekuestruar. I dyshuari është arrestuar. Prokurori ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje.”, ka thënë Gashi.