Mrika Nikqi, 17 vjeçe, dhe babai i saj, Arianit Nikqi, janë dy shqiptarët e parë në botë që kanë ngjitur majën më të lartë të Antarktikut, por është dita e 8 që ata po qëndrojnë të bllokuar nga moti i ashpër dhe më i egri që njeh planeti, në një tendë dhe në temperaturat deri në -40 gradë celcius
Dy shqiptarët kanë mbetur të bllokuar në një tendë, ku temperaturat janë -40 gradë celsius. Mrika dhe Arianit Nikqi janë bashkë me grupin e alpinistëve në majën më të lartë të Antarktikut.
Është dita e 8 që ata po qëndrojnë të bllokuar nga moti i ashpër dhe më i egri që njeh planeti, në një tendë dhe në temperaturat deri në -40 gradë celcius.
Ata janë shqiptarët e parë në botë, që pushtuan majën më të lartë të kontinentit të shtatë, Antarktikut. Më 16 dhjetor, ora 21:30, ata ngjitën majën Vinson, 4892 metra e lartë, në motin e acartë dhe në të ftohtin ekstrem.
Pas këtij suksesi, ata nisën rrugën e kthimit duke u ndeshur me motin ekstrem dhe me vështirësi arritën në një kamp-bazë më 17 dhjetor. /Gazeta Express