“Babi ëndrra jote u bë realitet”, motra e Luiz ndan “amanetin” e babit të tyre të ndjerë

Prishtinë | 10 Pri 2023 | 11:59 | Nga Ekonomia Online

Në krishtlindje të vitit 2020, këngëtari Luiz Ejlli ka humbur babanë.

Tashmë që është një ndër personazhet më të bujshëm të momentit, si banor i “Big Brother VIP”, Luizi e ka bërë të atin shpeshherë pjesë të bisedave në shtëpinë e famshme, e madje edhe është përlotur për të.

Motra e Luiz Ejllit, ka postuar një foto të të atit të tyre të ndjerë.

Teksa foton e ka postuar në rrjetet sociale, Ina ka shkruar krahas saj edhe një mesazh prekës.

Ndër të tjera ajo shkruan se tashmë ëndrra që ai kishte për të birin, është bërë tani realitet.

“Babi… Endrra jote qe kishe per Luizin u realizua tashme. Ti kishe enderr qe ta njihnin Luizin te gjithe anembane Shqiperise, prej talentit te tij te muzikes. Pas 2 vitesh e 3 muaj ajo enderr qe kishe per te u realizua por ti nuk je pran tij. Nuk je per ta mbeshtetur dhe te shikosh se sa shume e duan Luizin. Por jam e bindur qe ti po lutesh per ne nga qielli. Jam e bindur qe ti tashme deshiren e zjarrte qe kishe per Luizin tu ka plotesusar. Te duam, dhe shpirti yt u prehft ne paqe”, shkruan ajo.

Të ngjashme