BabyGee fshin videon në të cilën bashkë me babain e shajnë Policinë e Kosovës

Prishtinë | 21 Nën 2018 | 10:27 | Nga Ekonomia Online

Para disa ditësh ka qarkulluar një lajm në media ku thuhej se këngëtarja BabyGee është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe më pas është vendosur në repartin psikiatrik.

Pas zhurmës së madhe për arrest dhe më pas shtrirje në repartin psikiatrik të këngëtares BabyGee, ajo e ka mohuar një gjë të tillë nëpërmjet disa videove të publikuara në Instagram, shkruan lajmi.net.

Në njërën prej tyre këngëtarja shihet pranë babait të saj dhe dyshja bashkë të mllefosur e kanë sharë Policinë e Kosovës.

Sot kur Prive e ka publikuar raportin mjekësor ku sipas tyre tregon se ajo ka qenë në gjendje të rëndë, BabyGee e fshin postimin e saj në Instagram, video të cilën e ka ruajtur lajmi.net dhe ua sjell në vazhdim bashkë me një Instastory ku ajo e mohon të ketë qenë e arrestuar dhe në psikiatri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme