Adem Demaçi në Podujevë , Adem Jashari në Tiranë : Në historinë e re të shqiptarëve të Kosovës ishin dy emra të përveçëm që i dhanë kuptim luftës për liri , çlirim dhe bashkim kombëtar , Komandanti Politik , Bacë Adem Demaçi dhe Komandanti Ushtarak , Adem jashari . Të tjerët ishin bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë të tyre kurse ndërsa pati edhe përfitues ordinerë sikur këta që u konvertuan nga Lidhja Socialiste e Popullit Punonjës në LDK-ë . Pjesa kombëtare e LDK-së luftoi sikur të gjithë ushtarët e së Lavdishmes Ushtri Çlirimtare e Kosovës kurse ajo përfituese e quajtur FARK ( Forcat e Armatosura të Kolumbisë ) “ luftoi “ nëpër stanet dhe mrizet e Shqipërisë , pa e shkrepur asnjë plumb për Kosovën. Baca Adem Demaçi bëri afërsisht 29 vjet burg në kampet përqëndruese të ish – Jugosllavisë ndonëse këta këlyshët e Titos që janë bërë pjesë e kotillës politike të qeverisë aktuale thonë se Baca dhe të burgosurit tjerë nuk ishin në burgje por në hotele. Madje , njëri prej tyre pati deklaruar publikisht se Baca Adem Demaçi tërë burgun e ka mbajtur në hotel Moska në Beograd . Jo në ndonjë hotel tjetër si Mazhestik psh. por në hotel Moska , për të tingëlluar më bindës në poshtërsinë e tyre. Bënin përpjekje që Bacën Adem Demaçi ta nxjerrin më të privilegjuar se rrogëtarët e bindur të Titos dhe Rankoviqit , Ali Shukrinë , Sinan Hasanin , Fadil Hoxhën , Mehmet Maliqin , Kolë Shirokën dhe patriotët e tjerë të kombësisë jugosllave pasardhësit biologjikë dhe politikë e të cilëve sot janë benjaminë të Albin Kurtit , nga kryeministri i vërtetë në hije , Jeton Qurroi , me bijë dhe bija e deri te ambasadori mashtrues në Bruksel , i rritur dhe dresuar me pedigrenë e Qurroit. Ky farë Qurroi Bacën Adem, në një gazetë pornografike politike nga e cila u bë milioner e pati shpallë Bacën se është kundër krejt botës shkaku se e pati refuzuar Konferencën e Rambujesë. Bashkë me shkrimtarin e adhuruar të shokut Enver , disidentin e demokracisë , Mal Padare Padrino që iku në Paris me vijën e rregullt të fluturimit Tiranë – Paris. Pas përfundimit të luftës në Kosovë , Baca Adem Demaçi ishte margjinalizuar politikisht nga thuaja të gjithë. Përjashtim bënin , në rrafshin lokal Shpejtim Bulliqi që qysh para 20 vjetëve kishte parashikuar se do të bëhej kryetar i Podujevës dhe se do ta vendoste përmendoren e Bacës , në qendër të Podujevës , para kafetarisë “ Baron “ e jo në Parkun në Qendër si ishte marrëveshja paraprake . Pastaj , KM i Kosovës , Albin Kurti i bëri të gjitha përpjekjet që ta bëjë Bacën president të ……Kurdistanit por nuk i siguroi votat përkundër sakrificës së madhe. Thonë se historia në të shumtën e rasteve përsëritet si farsë por në rastin e inaugurimit të përmendores së Bacës Adem Demaçi në Podujevë ia kalonte edhe farsës fantastike. Kush do të thoshte dhe do të besonte se thuaja pas 20 vjetëve , Shpejtim Bulliqi dhe Albin Kurti do ta zbulojnë përmendoren e Bacës Adem ?! Këtë nuk e kanë paraparë as Baba Vanga e as Nostradamusi e lëre më ne që i kemi besuar deri në qiell Albin Kurtit.
Si shkuan gjërat gjatë këtij manifestimi : Kohëve të fundit , sidomos pasi Baca kishte rënë shumë me shëndet , shumë pak shokë i qëndruan afër Bacës , simbolikisht pak. Unë , Behxhet Sh. SHALA , nuk iu jam ndarë për asnjë çast deri në kohën kur iku në përjetësi. Edhe më shumë i kanë ndejtur afër ime shoqe , Fexhrije Shala e keqtrajtuar brutalisht si e burgosur politike në Mitrovicë dhe Prishtinë nga baballarët e bijave dhe bijëve që sot janë sistemuar në institucionet kryesore të Kosovës , në Qeveri , në Kuvend dhe në Presidencë . Edhe më tutje po keqtrajtohet nga kotilla politike projugosllave dhe proserbe në vendin ku punon. Për Bacën kujdeseshin shumë Shkëmbi dhe Blini sidomos kur qëndronte në shtëpinë tonë e nuk ka qëndruar pak. Për çështje të mëdha politike ( për Kinën psh . ) Baca më përjashtonte nga debati dhe deri në mëngjes bisedonte me Shkëmbin dhe Blinin . Flisnin si ua donte dëshira dhe jo si ishin mundësitë. Para disa maujve përfolej se Kuvendi Komunal i Podujevës ka ndarë mjete për ta ngritur përmendoren e Bacës në Podujevë ndonëse Baca Adem Demaçi as nuk kishte lindur në Podujevë , as nuk ishte rritur aty por ishte i lindur në Prishtinë , ishte shkolluar në Prishtinë , kishte vepruar kryesisht në Prishtinë dhe kishte ndërruar jetë në Prishtinë. Edhe familjen e kishte krijuar në Prishtinë dhe fëmijët kanë jetuar dhe vazhdojnë të jetojnë në Prishtinë . sikur edhe nipërit dhe mbesat dhe të afërmit. Ata pak shokë të Bacës Adem Demaçi e kundërshtuan këtë zhvendosje të Bacës nga Prishtina në Podujevë si përpjekje për margjinalizim duke e shndërruar në simbol lokal . Këmbëngulnin ( dhe kishin të drejtë ) se fillimisht Baca Adem duhet të përjetësohej në Prishtinë e pastaj , nëse është e nevojshme edhe në qendrat tjera. Mirëpo , Prishtina u tregua e pasjellshme dhe mosrespektuese e sakrificës sublime të dy komandantëve të çështjes kombëtare , Adem Demaçi dhe Adem Jashari duke i shpallur persona non grata për Prishtinën . Si rrethanë rënduese e morën angazhimin e tyre dhe sakrificën për liri dhe çështje kombëtare . Sa të poshtër dhe të pandjeshëm që u treguan ! Kur u caktua koha për inaugurimin e përmendores së Bacës Adem Demaçi në Podujevë , disa shokë që mbanin qëndrim kundërshtues të margjinalizimit të Bacës duke e zhvendosur në Podujevë , refuzuan të marrin pjesë në këtë inaugurim . Argument shtesë të këtij refuzimi ishte fakti se nuk donin të bëhen pjesë e fushatës elektorale të Shpejtim Bulliqit dhe Albin Kurtit . E kishin këtë të drejtë. Përkundër qëndrimit të fort që e kam për Bacën , Adem Jasharin , UÇK-në dhe ushtarët e lavdishëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , unë , Behxhet Sh. SHALA , ime shoqe , Fexhrije SHALA , djemtë tanë , Shkëmb dhe Blin SHALA si dhe nusja e madhe Mile Fetahu – SHALA shkuam në inaugurim dhe , në të njëjtën kohë u bëmë pjesë e fushatës elektorale të personave të përmendur disa rreshta më lart. Më bëri përshtypje ndryshimi i datës së inaugurimit , së pari ishte data 28 nëntor kurse shkaku se KM i Kosovës po atë ditë shkonte në Vlorë dhe gjetiu , inaugurimi u bë me 26 nëntor 2023. Llapjanët kishin vendosur disa rreshta me karrike për familjarë dhe për ata që tërë kohën e kishin përndjekur politikisht Bacën Adem. Ne që thuaja tërë kohën ishin logjistikë jetësore dhe kombëtare e Bacës ishim në margjina , siç ishte edhe Baca pas përfundimit të luftës në Kosovë. Madje , më kritikuan disa të njohur pse nuk kisha marrë pjesë në ianugurim sepse dioptria e tyre kapte hapësirën vetëm para shtatores së Bacës ku ishin KM , Albin Kurti , Shpejtim Bulliqi dhe një pjesë e ogiqit politik të KM. Unë , thellë në margjina e takova Fehmi Blakçorin , Albinot Malokun , Avdi Gjatën , djalin e bacës Avdi Monolli , vëllaun e Isa Jasharit që ishte dënuar me mua dhe disa shokë që nuk i kisha parë një kohë të gjatë. Këta edhe ma ndreqën ditën ndryshe do të ishte dënim i madh për mua të duroj edhe një minut të vetëm në mesin e persekutuesve politikë të Bacës Adem Demaçi që çaravesheshin pa asnjë shije dhe pa iu skuqur fare fytyra . Realisht fytyra iu skuqej , jo nga turpi por nga i ftohti. Në kthim e sipër KM i Kosovës sa nuk u fërkua me mua , pa më parë , deri sa shkoi ta xhipi , Shvarc i zi ndërsa anash rrinin policët e njësisë speciale që , nëse nuk bëjnë asgjë , së paku do ta vrisnin me snajper diken që mund ta rrezikonte eventualisht KM e Kosovës. Rrezikun e vetëm e pata kur një ish huligan , tash me rroba të policisë së Kosovës , në përpjekej për t’i pëlqyer KM Kurti ( siç ka bërë edhe me kryeministrat tjerë ) , thuaja se na nxorri nga rruga kryesore . Çfarë sjellje prej rrugaçi në kohën që , po të ishte nevoja shtatë shpirtat e maces do t’i jipja në mbrojtje të KM të Kosovës , Shkëlqesisë së Tij ( gojëkëqinjt thonë të ndryshkur ) , Albin Kurtit . Por , siç thoshte bartësi i dy shtatoreve në Prishtinë , njëra përballë Kuvendit të Glauk bin Sherifit dhe tjetra para Kantedrales , si Misionar i Paqes , Ibrahim Rugova , : “ falë Zotit edhe kësaj here shpëtuam ..”.
Mashtrimi i vitit : Përkundër se janë të ndaluara me ligj lojërat e fatit , komuna e Prishtinës organizoi një garë me short për bizneset gastronomike që do të fitojnë hapësirë në sheshin bri Kantedrales . Realisht ishte një trukim i zakonshëm ku vendet i fituan të gjithë ata që i kishin fituar edhe më parë . Në rastin konkret , , tërheqja e shortit vërtetë historia u përsërit si farsë . Madje , nuk mungoi as “ bukë e zemër…” e dhe kotillës së tij politike ndonëse …hetimet vazhdojnë !