Baca: Të vaksinuarit kundër gripit sezonal e kalojnë më lehtë Coronavirusin

Prishtinë | 03 Pri 2020 | 11:14 | Nga Ekonomia Online

Pulmologu, Skënder Baca, ka thënë se virusi Corona sulmon traktin respirator dhe mund të shkaktoj kallje të mushkërive apo pezmatim të tyre.

“Grupi i Coronavirusëve është zbuluar më 1930 të shtazët dhe efekti që ka ky virus është te gjitarët dhe shpezët. 1960 është zbuluar patologjia e shkaktuar te njeriu. Çdo vit kemi një grip sezonal dhe krejt varet nga patogjeneza – virulenca e virusit që e ndryshon kodin gjenetik që shkaktohet edhe patologjia më e madhe më e vogël, epidemi apo pandemi”.

“Virusi shkakton efekte patogjene, ftohje e zakonshme apo rrufë dhe kalon lehtë dhe mjekohet në mënyrë ambulatore. Virusi mund të depërtojë përmes traktit të poshtëm respirator dhe të shkaktojë kallje të mushkërive apo pezmatim. Këto raste trajtohen në klinikë dhe mund të komplikohen”.

Mjeku i mushkërive ka thënë në Sytë 7 se edhe vaksina kundër gripit sezonal ndihmon në luftimin e COVID-19.

“Sa ma shumë të vaksinohen personat kundër gripit të zakonshëm – ajo është forcë imunologjie që na garanton se do ta kalojmë më lehtë gripin, por edhe Koronavirusin. Ata që kanë dy sëmundje janë më të rrezikuar: diabet, astma…”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme