Bad Bunny ka zbuluar reagimin emocional që pati kur takoi për herë të parë, aktorin Adam Sandler.
Reperi 31-vjeçar u shfaq së bashku me yllin në episodin e së martës të “Late Night With Seth Meyers”. Gjatë paraqitjes së tyre, Bad Bunny foli hapur për ndjesinë që ndjeu kur takoi komedianin 58-vjeçar, për herë të parë.
“Do të thoja se u takuam përmes mesazheve me tekst. Por, herën e parë që e pashë, ishte në një ndeshje të Lakers”, zbuloi Bad Bunny.
Sipas Adam, vajza e tij e njohu reperin dhe i tregoi Bad Bunnyn nga ana tjetër e fushës.
“Kur ai më pa, i thashë: “Vëlla, qava”, rrëfeu Bad Bunny, duke thënë se u përpoq të mbante lotët.
Ai vazhdoi duke thënë se ishte “pak i dehur”, gjë që mund të ketë ndihmuar në nxjerrjen në pah të reagimit emocional.