Bad News Eagles mposht ekipin kinez Rare Atom në Melbourne

Prishtinë | 29 Pri 2023 | 10:40 | Nga Ekonomia Online

Ekipi shqiptar i Kosovës, Bad News Eagles ka shënuar fitore ndaj Rare Atom, me rezultat 2-1 me mapa, duke vazhduar rrugëtimin në turneun që po mbahet në Melbourne të Australisë.

Shqiponjat pësuan fillimisht humbje në “inferno”, teksa u kthyen në lojë duke triumfuar në Mirage”. Teksa në “Overpass” ekipi shqiptar fitoi me rezultat 16-14.

Ndeshjen tjetër do ta luajnë përballë Grayhoundit.

Në këtë turne janë duke marr pjesë tetë skuadra, teksa do të ndahen çmime në vlerë prej 100 mijë dollarëve.

Të ngjashme