Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka përsëritur thirrjen ndaj Serbisë që ta reduktojë numrin e trupave në afërsi të kufirit me Kosovën. Baerbock ka thënë para mbledhjes së ministrave të jashtëm të shteteve anëtare të BE-së në Kiev.
Ajo ka bërë thirrje të mos ketë më tensione.
“S’duhet të ketë tensione të mëtutjeshme mes Kosovës dhe Serbisë. Së bashku me SHBA-në, ne i bëjmë apel urgjent Serbisë që t’i reduktojë trupat në kufi me Kosovën”, ka thënë Baerbock.