Deputetja Besa Baftiu nga radhët e Partisë Socialdemokrate ka paraqitur një instilacion i cili përmban 17 objektiva që ndikojnë në zhvillim të qëndrueshëm të jetës së qytetarëve të Kosovës.
Këtë paraqitje ajo e ka bërë sot në Ditën e Demokracisë.
“Këtu gjendemi para këtij instilacioni ku janë të paraqitura 17 objektivat të zhvillimit të qëndrueshëm që i kemi miratuar në Kuvend.”
“Me 25 janar të këtij viti është votu dhe është përkrah dhe do të punojmë në drejtim që të luftojmë siç është varfëria, përmirësimi i gjendjes në shkolla e objektiva të tjera. Këtë rezolutë e kanë përkrah edhe vendet e tjera të botës pastaj edhe ne e kemi përkrah edhe si Kuvend dhe si shtet”, tha ajo, raporton Ekonomia Online.
Ajo me këtë rast ka uruar qytetarët në Ditën e Demokracisë derisa ka porositur që të punohet në zhvillimin e vendit.